Kaltrina Arifaj iu bënë thirrje studentëve të Universitetit ‘Haxhi Zeka’ të mos dalin në protestë
Kaltrina Arifaj kryetare e Parlamentit Studentor në Universitetin ‘Haxhi Zeka’ në Pejë, ka ftuar studentët e këtij Universiteti të mos i bashkëngjiten protestës së nesërme.
Lajme
Sipas saj, organizatorët e protestës së nesërme gjatë katër vite qeverisje kanë gënjyer për bursa dhe shumë gjëra tjera.
Ky është reagimi i plotë i Arifajt:
Të nderuar studentë.
Në cilësinë e Kryetares së Parlamentit te Ri Studentor, ju ftoj që të mos bini preh e mashtrimeve të organizatave studentore të cilat për arsye qe nuk ju ka mbetur asnjë aleat i vetëm po mundohen të ju vënë në lajthim, ne i kemi parë vlerësimet e AKA dhe presim reagim institucional dhe jo reagim dirigjues, siç janë duke bërë disa mesengjera te grupeve të interesit jashtë ‘Universitetit Haxhi Zeka’ Pejë.
Ne mund të dëshmojmë se e duam Universitetin duke luajtur rol konstruktiv përmes organizimit te konferencave shkencore dhe aktiviteteve ne hulumtime shkencore,këtë organizatorët e protestes se nesërme nuk e kanë bërë as edhe një herë të vetme gjatë 4 viteve qeverisje, duke ju gënjyer për bursa në vazhdimsi dhe shumë detaje të tjera.
Prandaj kërkoj nga të gjithë ju studentë qe e doni ‘Universitetin Haxhi Zeka’ Pejë,të mos ju bëni shërbim këtye grupeve të interesit të cilët më së paku mund të quhen studentë.
Ata janë vetëm mesengjer!