Kalojnë pushimet e ëndrrave, duke vizituar vende të mahnitshme së bashku (Foto)
A do të dëshironit që pushimet tuaja me partnerin të ishin kështu?
Fun
Nëse do të vendosnit të udhëtoni nëpër botë, natyrisht që marrja e partnerit me vete do të ishte mënyra më e mirë për t’i shijuar pushimet ashtu siç duhet.
Dhe nëse që të dy dukeni mjaft mirë, një kamerë dhe vizitat në vende të mahnitshme është ajo që ju duhet – dhe më pas t’i postoni fotografitë në rrjetet tuaja sociale.
Një fotograf ka shijuar pushimet me të dashurën e tij modele, duke vizituar vende të mahnitshme nëpër botë.
Michael Gallagher, 24 vjeç, dhe e dashura e tij bukuroshe, Alexandra Carson, 27 vjeçe, e kanë realizuar këtë pushim të ëndrrave.
Duke lënë prapa punët e tyre në Kaliforni, çifti vendosi që të vizitojë çdo vend të mundshëm në botë – duke e dokumentuar përjetimin e tyre në fotografi. (Lajmi.net)
Më poshtë përmes fotografive do të mund të shihni momentet më të bukura që ky çift i kaloi duke udhëtuar nëpër botë: