Kalojnë më shumë se dy orë – LDK ende të “ngujuar” në takim

Tashmë kanë kaluar më shumë se dy orë që kur ka nisur LDK mbledhjen brenda partisë në lidhje me çështjen e Presidentit. Sot në mëngjes kryeministri, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishin një takim në lidhje me këtë çështje, i cili ishte takim konstruktiv sipas Kurtit por pa ndonjë rezultat konkret, raproton…

Lajme

03/03/2026 13:55

Tashmë kanë kaluar më shumë se dy orë që kur ka nisur LDK mbledhjen brenda partisë në lidhje me çështjen e Presidentit.

Sot në mëngjes kryeministri, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishin një takim në lidhje me këtë çështje, i cili ishte takim konstruktiv sipas Kurtit por pa ndonjë rezultat konkret, raproton lajmi.net

Pas takimit Kurti nuk ka dhënë detaje se çka është diskutuar brenda takimit, por që tha se do të njoftoheni me kohë.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirpo kur ka diçka të re do të iu njoftojmë”, tha Kurti.

LDK-ja pritet të sqarojë pozicionin e saj zyrtar pas diskutimeve të brendshme, ndërsa zhvillimet rreth postit të presidentit vazhdojnë të mbeten në fokus të skenës politike./Lajmi.net/