Kallashnikov me armën e re AK-12, nuk e ndalojnë as sanksionet (Video)

Njëri prej menaxherëve kryesor në fabrikën në Izhevsk të markës Kallashnikov, ka bërë të ditur se formacioni i produkteve të tyre është rritur dy herë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Bota

21/12/2014 17:38

Kallashnikov ka lëshuar në treg produktin e tyre të ri për ushtrinë ruse, AK-12. Kompania e ka lancuar këtë produkt më 2 dhjetor dhe quhet Kalashnikov Concern, shkruan RT, transmeton lajmi.net.

Sipas drejtorit për prodhim të ardhmëve , Dimitri Tarasov, fortësimi i valutave euro dhe dollarit ka ndihmuar që produkti i tyre i ri, të ketë një çmim atraktiv për konsumatorët.

“Tregu global është duke u rritur dhe produktet tona janë duke gjetur hapësirë më të madhe aty. Këtë vit kemi filluar dhe zhvilluar produkte të reja kështu që vitin tjetër ne do të nxjerrim shumë produkte civile dhe ushtarake”, ka thënë ai për RT, transmeton lajmi.net.

Pasi që Washingtoni kishte prezantuar sanksionet kundër prodhuesit të famshëm të armëve ruse, kjo gjë ka bërë që blerjet në tregun amerikan të Kalashnikovit të zvogëlohen.

Një kontratë ekskluzive pesëvjeçare me Kompaninë e Armëve Ruse (KAP), thoshte që do të ofroheshin deri 200 mijë njësi të armëve të markës Kalashnikov, të cilat do të dërgoheshin në SHBA, por kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak të sanksioneve.

Shefi i Planifikimit dhe logjistikës në implantin Izhevsk, Viktor Lukinykh ka thënë se Kalashniko Concern është i gatshëm që të rikthehet në tregun amerikan menjëherë pasi të hiqen sanksionet.

“Ne prodhojmë të njëjtën numër të armëve cilvile dhe ushtarake. Por armët civile ne kryesisht i prodhojmë për eksport, si për shembull për në SHBA”, tha ai.

Por, sanksionet nuk ka bërë që të zvogëlohet numrin e armëve të prodhuara, edhe për faktin që amerikanët blejnë armë në sasi të mëdha dhe vetëm modele të caktuara.

“Në lidhje me këto sanksione, të cilat nuk kanë një afat të caktuar, tregu jonë është zgjedhur dhe ne po akomodojmë konsumatorët tonë dhe gjithashtu kemi zgjeruar gamën e produkteve tona të cilat po përshtaten me të gjitha shijet. Tani formacioni i produkteve tona është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë Lukinykh.

E arma e re, pushka AK-12, e cila do të përdoret në ushtrinë ruse, së pari është dashur që të marr vendimin për prodhim nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë. Çmimi i saj do të jetë rreth 1 mijë dollarë.

Pavarësisht sanksioneve të vendosura nga SHBA-të kundër Kalashnikov Cocern, kompania ka rritur prodhimin e saj për 40 përqind vetëm këtë vit, ku në treg deri më tani janë 130 mijë pushkë të tilla.

Përpara sanksioneve, kompania Kalashnikov furnizonte 27 shtete të ndryshme të botës, transmeton lajmi.net.