Kallas mbledh udhëheqësit nga rajoni: Ballkani Perëndimor mbetet shumë i rëndësishëm për BE-në

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka bërë bashkë udhëheqës e zyrtarë nga Ballkani Perëndimor në një takim në Nju Jork ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa Serbinë e përfaqësoi Marko Gjuriqi. Nga Shqipëria prezent ishte presidenti Bajram Begaj, nga Mali i Zi presidenti Jakov…

Lajme

25/09/2025 16:09

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka bërë bashkë udhëheqës e zyrtarë nga Ballkani Perëndimor në një takim në Nju Jork ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa Serbinë e përfaqësoi Marko Gjuriqi.

Nga Shqipëria prezent ishte presidenti Bajram Begaj, nga Mali i Zi presidenti Jakov Milatoviq, ndërsa nga Maqedonia e Veriut presidentja Gordana Siljanovska Davkova,

Kallas gjatë fotografisë familjare riafirmoi angazhimin  BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe mendoj se patëm diskutime përmbajtësore”, tha shkurt Kallas.