Kallas javën tjetër në Kosovë – nuk takohet me Osmanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komitetit Politik Evropian, që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar. Ky takim u realizua pas konfirmimit se Osmani nuk do të jetë e pranishme në Kosovë gjatë vizitës zyrtare të Kallas javën e…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komitetit Politik Evropian, që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar.
Ky takim u realizua pas konfirmimit se Osmani nuk do të jetë e pranishme në Kosovë gjatë vizitës zyrtare të Kallas javën e ardhshme, për shkak të një angazhimi shtetëror jashtë vendit.
“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, ka shkruar Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani sqaroi arsyen e mungesës në Prishtinë në kohën e vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së.
“Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, ka shkruar Osmani.
Ajo vlerësoi Kallasin si një përkrahëse të kahmotshme të një Evrope të sigurt dhe të bashkuar, ndërsa nënvizoi përkushtimin e Kosovës për integrim në BE.
Gjatë javës së ardhshme, më 21 dhe 22 maj, Osmani do të qëndrojë në Zvicër, me ftesë të Këshillit Federal të Konfederatës, të udhëhequr nga presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter. Ajo do të shoqërohet në këtë vizitë nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
“Vizitat shtetërore janë niveli më i lartë i vizitave, pra nivel më i lartë se vizitat zyrtare dhe ndodhin shumë rrallë. Prandaj, edhe kjo shënon një moment historik në relacionet Kosovë-Zvicër”, thuhet në njoftimin e Presidencës të datës 12 maj.