Kallas do të jetë në Tiranë por jo edhe në Kosovë, nga BE tregojnë arsyen

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill. Lidhur me vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësja  e BE-së, Anitta Hipper, ka dhënë përgjigje për Klankosova.tv se pse Kaja Kallas nuk do ta vizitojë Kosovën e as Serbinë. Në përgjigjen e saj thuhet se…

Lajme

06/04/2025 21:18

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill.

Lidhur me vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësja  e BE-së, Anitta Hipper, ka dhënë përgjigje për Klankosova.tv se pse Kaja Kallas nuk do ta vizitojë Kosovën e as Serbinë.

Në përgjigjen e saj thuhet se Kallas për shkak të kufizimeve kohore, nuk mund të vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së mbetet plotësisht e përkushtuar për të gjithë rajonin dhe vizitat e ardhshme në vendet e tjera tashmë janë duke u planifikuar. Mbështetja e BE-së për stabilitetin dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet”, tha ndër të tjera Hipper.