Kalifornia ka gjetur një mutacion të ri të Covid-19, që për herë të parë u gjet në Danimarkë

Ky variant i Covid-19, është gjetur në të paktën 12 shtete të bregut perëndimorë të SHBA.

Fun

19/01/2021 10:42

Shkencëtarët kanë gjetur një variant të ri të koronavirus në Kaliforni, teksa shteti vazhdon të përballet me rritjen drastike të rasteve të infektimit dhe vdekjes, shkruan “DailyMail”.

Ky variant i virusit është shfaqur fillimisht në Danimarkë, dhe nuk duket të jetë më infektues se sa varianti tjetër që ishte i lidhur me infektimin e 17 milionë kafshëve që u desh të vriteshin, transmeton lajmi.net.

Ky variant, i njohur si L452R, duket se ka qenë prezent që në maj në Kaliforni. Me sa duket është shkaktar i disa shpërthimeve të infektimeve në Santa Clara.

Është akoma e pa qartë nëse ky variant është më infektues, apo thjeshtë është bërë më lehtë i dallueshëm për laboratorët që po bëjnë analizat.

Varianti gjithashtu është më i ndryshëm nga ai i identifikuar në Britani që ka shkaktuar shumë probleme për shtetin kohët e fundit.

Varianti i Britanisë, i quajtur B1.1.7., është identifikuar në 45 shtete deri më tani. /Lajmi.net/