Kaka: Milan mund ta mposht Juventusin dhe të rikthehet në LK

Legjenda braziliane, Kaka ka thënë se AC Milan mund ta mposht Juventusin dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Sport

06/05/2021 18:20

Braziliani ka kujtime të mrekullueshme në “San Siro”, derisa edhe sukses të pabesueshëm, transmeton lajmi.net.

Fituesi i Kupës së Botës dhe Topit të Artë i ndihmoi Milanit të fitojë Ligën e Kampionëve në edicionin 2006/07, derisa ishte edhe golashënuesi numër një në garë.

“Me vjen keq që Milan nuk menaxhoi të rikthehet. Mezi pres ta shoh prapë Milanin në garë, është distancë e shkurtër gjithashtu”.

“Tani, është ndeshja kundër Juventusit dhe Andrea Pirlos. Milan mund ta fitojë ndeshjen dhe të rikthehet në Ligën e Kampionëve”.

“Shpresoj dhe urojë për të gjithë tifozët e Milanit”, deklaroi ai.

Kjo përballje me shumë gjasa do jetë vendimtare për shtatë herë fituesin e Ligës së Kampionëve, ngase në fund kanë përballjen edhe ndaj Atalantas./Lajmi.net/