Kajtazi thotë se Thaçit e të tjerëve në Hagë po iu bëhet trajtim çnjerëzor: Kanë mungesë edhe të ushqimit u shërbejnë konzerva

Gazetari Vehbi Kajtazi tha se në Dhomat e Paraburgimit në Hagë ish-krerët e UÇK-së po trajtohen “çnjerëzishëm” e deri edhe në “mungesë ushqimi”. “Ka shumë vjet që unë alarmoj për shkelje të të drejtave të njeriut për të paraburgosurit në Hagë. Mënyra si trajtohen ata, është çnjerëzore. Kanë mungesë ushqimi, u shërbehet ushqim ushtarak, konzerva. U…

Lajme

25/05/2025 22:04

Gazetari Vehbi Kajtazi tha se në Dhomat e Paraburgimit në Hagë ish-krerët e UÇK-së po trajtohen “çnjerëzishëm” e deri edhe në “mungesë ushqimi”.

Ka shumë vjet që unë alarmoj për shkelje të të drejtave të njeriut për të paraburgosurit në Hagë. Mënyra si trajtohen ata, është çnjerëzore. Kanë mungesë ushqimi, u shërbehet ushqim ushtarak, konzerva.

U duhen para për të pas një troh mirëqenie brenda atyne kushteve. Dhe kjo ka has në vesh të shurdhër. Madje edhe PDK-ja nuk është marrë shumë me këtë punë, sporadikisht ndonjëri është marrë”, tha ai në VV show.