Kajtazi thotë se GPS i gjetur në veturën e tij është prodhim britanik me SIM kartë dhe internet: Kërkoj që këtë rast ta marr Prokuroria Speciale

Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar sot se në veturën e tij gjatë një kontrolli teknik ka hasur në një pajisje të dyshimtë poshtë rrotës në anën e majtë prapa. Kjo pajisje e dyshimtë ka rezultuar të jetë GPS me numër serik pas kontrollit që i është bërë nga Njësia e Bombave e Policisë dhe Krimet…

Lajme

31/10/2024 15:53

Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar sot se në veturën e tij gjatë një kontrolli teknik ka hasur në një pajisje të dyshimtë poshtë rrotës në anën e majtë prapa.

Kjo pajisje e dyshimtë ka rezultuar të jetë GPS me numër serik pas kontrollit që i është bërë nga Njësia e Bombave e Policisë dhe Krimet e Rënda.

Kajtazi ka njoftuar se ka deklaruar Departamentin e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Si gazetar që kam shprehur shqetësime të vazhdueshme për perndjekje nga pushteti, kërkoj që të vertetohet se kujt i përket pajisja, kush e ka vendosur dhe a ka bazë ligjore. Unë tashme nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike. Pajisja është prodhim britanik me SIM kartë dhe internet. Është lehtë e verifikueshme se kujt i përket. Kërkoj që këtë rast ta marr Prokuroria Speciale. Po ashtu, kërkoj që gjatë procesit të ekzaminimit të saj të jenë të pranishëm edhe avokatët e mi”, ka shkruar Kajtazi. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: