Kajtazi përmend rastin e Diana Kastratit: Shembulli tipik që e ilustron gjendjen tonë

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, deklaroi se ne kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese i cili ka konstatuar se të paktën në një rast se shteti është përgjegjës për vrasjen e një gruaje, duke iu referuar vrasjes së  Diana Kastratit. Në Rubikon me Adriatik Kelmendin ai theksoi se Gjykata Kushtetuese në bazë të padisë që e ka…

Lajme

01/12/2022 22:45

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, deklaroi se ne kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese i cili ka konstatuar se të paktën në një rast se shteti është përgjegjës për vrasjen e një gruaje, duke iu referuar vrasjes së  Diana Kastratit.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin ai theksoi se Gjykata Kushtetuese në bazë të padisë që e ka bërë babai i të ndjerës, ka konstatuar se përgjegjës për vdekjen e saj është shteti, dhe nëse e kemi një rast të tillë atëherë për të thotë se është e mjaftueshme dhe konfirmuese që shteti ka përgjegjësi të madhe në këto raste, por jo domosdoshmërisht arrin t’i parandalojë të gjitha këto.

Se a funksionon ose nuk funksionon shteti e mekanizmat, prapë rasti i Diana Kastratit është rast tipik që e ilustron gjendjen tonë, vlerësoi ai.

“Para se të vritej ajo, kishte bërë padi për mbrojtje, dhe gjykata nuk e ka miratuar kërkesën e saj për mbrojte urgjente, pra kanë kaluar diku 2-3 javë pa vendosur gjykata dhe në fund ajo është vrarë para shtëpisë së saj në pikë të ditës në qendër të Prishtinës dhe gjyqtari që nuk e ka bërë një gjë të tillë sot është gjyqtar. Asokohe ka qenë procesi i riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe i njëjti gjyqtar është rizgjedhur në pozitën që e ka pasur. Ish-presidentja Jahjaga e pati refuzuar dekretimin e tij por në një kthim të dytë të këshillit gjyqësor ai është dekretuar sepse Kushtetuta e parasheh një gjë të tillë”, deklaroi Kajtazi.