Kajtazi liston organizatat që Thaçi i kishte shpallur terroriste
Analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka kujtuar se gjatë kohës kur Hashim Thaçi ishte president, Kosova ishte ndër vendet e para që shpalli organizata të ndryshme ndërkombëtare si terroriste. Kajtazi tha se në vitin 2016 Thaçi kishte marrë madje edhe një kërcënim nga udhëheqësi i atëhershëm i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi. “Në vitin 2016, udhëheqësi i…

Lajme
Analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka kujtuar se gjatë kohës kur Hashim Thaçi ishte president, Kosova ishte ndër vendet e para që shpalli organizata të ndryshme ndërkombëtare si terroriste.
Kajtazi tha se në vitin 2016 Thaçi kishte marrë madje edhe një kërcënim nga udhëheqësi i atëhershëm i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.
“Në vitin 2016, udhëheqësi i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, i dërgon një letër Hashim Thaçit, atëkohë president i Kosovës, dhe i thotë të mos përfshihet në luftën kundër terrorizmit, kundër ISIS-it, sepse kemi punë me juve. Dhe ai merr një kërcënim shumë të rëndë. Natyrisht, Kosova është pjesë e atyre shteteve të para që ISIS-in e shpalli organizatë terroriste. Edhe Al-Qaedën e shpalli organizatë terroriste, edhe Hezbollah-un, edhe Al-Nusran, kemi edhe të tjera, Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës e shpalli organizatë terroriste, po ashtu edhe Hamasin”, deklaroi Kajtazi në Rubikon.