Kaja Kallas arrin në Kosovë, Gërvalla del e pret në aeroport

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka arritur në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan lajmi.net Gërvalla në postimin e saj tha se kjo vizitë vjen në momentin kur Kosova është më e angazhuar se kurrë për…

Lajme

22/05/2025 16:51

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka arritur në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan lajmi.net

Gërvalla në postimin e saj tha se kjo vizitë vjen në momentin kur Kosova është më e angazhuar se kurrë për forcimin e institucioneve demokratike, përkundër që kuvendi ende nuk është konstituar.

Postimi i plotë:

Mirë se vini në Republikën e Kosovës, znj. Kaja Kallas
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pata nderin të mirëpres znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Vizita e znj. Kallas vjen në një moment kur Republika e Kosovës është më e angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike, në garantimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e qëndrueshëm të agjendës euroatlantike.
Republika e Kosovës është një aktor i përgjegjshëm ndërkombëtar, një partnere e besueshme dhe një kontribuuese reale në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin tonë. Me vullnet të palëkundur politik dhe me mbështetje të gjerë qytetare, rruga jonë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO është e qartë, e pakthyeshme dhe në përputhje të plotë me vlerat që na bashkojnë me aleatët tanë.
Kosova e sotme është Evropë, për nga veprimi, përkushtimi dhe në orientim të pandryshuar drejt një të ardhmeje të përbashkët euroatlantike./lajmi.net/