Kafeneja më e bukur në botë, vetëm për mace (Foto/Video)
Një kafene interesante në Tokio, u mundëson pronarëve të kafshëve të dërgojnë macet e tyre dhe të luajnë sa të duan me to.
Fun
Klientët kanë për obligim të paguajnë pothuajse çdo orë, transmeton lajmi.net
Kjo është kafeneja e parë në botë e cila për herë të parë u hap në vitin 1998, kafene e cila u bë përfundimisht destinacion i maceve, duke tërhequr gjithmonë e më shumë turistë nga Japonia.
Tani lajmi më i fundit për këtë kafene është se pronarët e maceve lejohen t’i sjellin vetëm deri në ora 22:00.
Ky udhëzim është lëshuar nga Ministria për të drejtat e kafshëve, sepse nëse ato qëndrojnë më shumë se aq do të kenë pasoja negative në shëndetin e tyre.
Ekspertët kanë lajmëruar se orët e vona shkaktojnë dukshëm nivelin e rritjes së stresit tek macet.
Kafeneja e maceve frekuentohet nga një numër i madh i njerëzve ku klientët mund të luajnë me të gjitha macet, por aty janë të lejuar të shkojnë edhe turistë nga mbarë bota vetëm për t’i parë macet e të tjerëve dhe për të luajtur me to, edhe nëse ata nuk janë pronarë të ndonjë maceje. /lajmi.net




