Kafeja po e vret produktivitetin tuaj

Ju tashmë e dini se kafeina është një drogë, por të mendosh në të vërtetë se çfarë do të thotë kjo në aspektin e efekteve fiziologjike në trupin tuaj, mund të jetë alarmante pak.

Lifestyle

29/09/2014 17:45

Travis Bradberry, bashkë-themelues i testimeve emocionale të intelegjencës dhe kompanisë së trajnimit TalentSmart, ka dalur me një rezultat të ri që tregon se si shprehitë e përditshme të pirjes së kafesë janë të lidhura me produktivitetin tuaj personal.

Bradberry vë në dukje hulumtimin e John Hopkins nga Shkolla e Mjekësisë, i cili sugjeron se këto ndjenja të mira dhe shtimi i energjisë që njerëzit i marrin nga pirja e kafesë janë rezultatet e simptomave të kafeinës së përkohshme, transmeton Lajmi.net.

Me fjalë të tjera, gjendja euforike afatshkurtër që ju keni pasi të pini një kafe është ajo që konsumatorët jo të shpeshtë të kafeinës janë duke përjetuar gjatë gjithë kohës.

Dallimi është se për pirësit e kafesë, ndjenja nuk zgjatë. “Marrja e kafeinës redukton performancën tuaj njohëse dhe ka një ndikim negativ në disponimin tuaj. Mënyra e vetme për tu kthyer në normal përsëri është për të pirë kafe, dhe kur ju e pini atë, ju ndjeheni sikur ajo po ju dërgon nëpër lartësi të reja”, shpjegoi Bradberry.

Në realitet, kafeina është vetëm duke e kthyer performancën tuaj në normale për një periudhë të shkurtër.

Ai thotë se kafeina shkakton lirimin e një burimi andrenaline që është përgjegjës për përgjigje të ashpra që ju i jepni pasi ju pyet dikush. Ky mekanizëm është i keq në të menduarit racional në favor të një përgjigje të shpejtë. Kjo është mirë për shembull kur një ari është duke ju ndjekur juve për të ju kapur, por jo edhe aq e mirë kur jeni duke ju përgjigjur shefit në punë, thotë Bradberry, transmeton Lajmi.net.

Për më tepër, vetëm pasi kafeina hyn në sistemin tuaj, merr shumë kohë deri sa të largohet. Nëse rituali juaj i mëngjesit përfshin të pasurit e një filxhan kafe në ora 8:00, 25% e asaj kafeine do të mbetet në trupin tuaj deri në orën 20:00, dhe kjo do të ndikojë në reduktimin e gjumit.

Edhe nëse nuk jeni gati që të hiqni dorë nga konsumimi i përditshëm i kafesë, sugjerimi i Bradberry siguron një arsye për të konsideruar që të paktën ta rralloni pirjen e kafesë.