Kafeja, mbrojtëse nga sëmundjet mendore

Sipas studiuesve, për të mos u prekur nga sëmundjet mendore mjafton që ne të shtojmë dozën e kafeinës. Tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë do të ishin ideale.

Lifestyle

16/12/2014 18:44

Kërkuesit bazohen në faktin se tre deri në pesë gota kafe në ditë ulin shanset për të mos u prekur nga sëmundjet mendore.

Shkencëtarët shprehen më tej se konsumimi i tre deri në pesë filxhanëve kafe në ditë ndihmojnë për të mbajtur larg edhe Alzheimerin. Të ushqyerit luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës dhe të menduarit, sidomos gjatë fazës së sëmundjes Alzheimer, para se të ndodhin simptomat e sëmundjes mendore, transmeton Lajmi.net.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të individëve të prekur nga sëmundjet mendore është i trefishtë dhe arrin në 115.400.000 në mbarë botën, ku sëmundja Alzheimer përbën shumicën e këtyre rasteve.

Përpos kafeinës, studimi i ri me anë të kërkimeve ka treguar se dhe dietat luajnë rol primar në uljen e rrezikut të kësaj sëmundje. Dieta mesdhetare ka qenë e lidhur me një rrezik të reduktuar për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer.