Kafeja e mëngjesit përmirëson gjendjen gjatë ditës

Duke pirë kafenë e mëngjesit mund të reduktoni dhimbjet që shkaktohen gjatë qëndrimit me orë të tëra në kompjuter në punë, thotë studimi. Hulumtuesit gjetën gjithashtu se kafeja mundtë ulë dhimbjet e shkaktuara gjatë punës dhe kafeina mendohet se stimulon receptorët që janë përgjegjës për bllokimin e dhimbjeve, raporton Daily Mail. Në studim, njerëzit që…

Lifestyle

10/03/2014 19:10

Duke pirë kafenë e mëngjesit mund të reduktoni dhimbjet që shkaktohen gjatë qëndrimit me orë të tëra në kompjuter në punë, thotë studimi.

Hulumtuesit gjetën gjithashtu se kafeja mundtë ulë dhimbjet e shkaktuara gjatë punës dhe kafeina mendohet se stimulon receptorët që janë përgjegjës për bllokimin e dhimbjeve, raporton Daily Mail.

Në studim, njerëzit që kanë pasur punë intensive në ekranët e kompjuterëve pa pushim, kanë vuajtur më pak dhimbje në qafë, shpatulla, krahë dhe në kyçe të duarve pas konsumimit të një kafeje para se të shkonin në punë.

Një numër prej 48 puntorësh të cilëve nuk u lejua të pinin kafe në mëngjes, pasi shkuan në punë kishin mundësi që të përjetojnë më shumë ngatërresa gjatë punës ditore.

Ata ju nënshtruan një orë detyrave të tyre në kompjuter dhe ata bënë shumë gabime shtypi në një dokument aq shpëjtë duke përdorur miun e kompjuterit.

Ata nuk u lejuan të pauzojnë në çdo kohë dhe u vlerësuan për nivelin e tyre të dhimbjes gjatë gjithë eksperimentit.

Pas këtij eksperimenti ata përjetuan më shumë dhimbje të trupit se sa kur konsumonin kafe.

Pra, konsumo një kafe para se të shkosh në punë, që të kesh një ditë më të mirë!