Kadrijaj: VV qëllimshëm po e mban të bllokuar Kuvendin, nuk mund të pranojmë abuzimin

Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrirjaj thotë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po bëhet qëllimshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo tha se nuk e pranojnë abuzimin që po i bën VV-ja. “Më besoni që më vjen keq që është e 35-ta herë që po tentohet të zgjidhet kryeparlamentare, dhe ne nuk e…

Lajme

21/06/2025 11:27

Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrirjaj thotë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po bëhet qëllimshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo tha se nuk e pranojnë abuzimin që po i bën VV-ja.

“Më besoni që më vjen keq që është e 35-ta herë që po tentohet të zgjidhet kryeparlamentare, dhe ne nuk e shohim fare një angazhim të Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e 61 votave për kryeparlamentaren, dhe po shihet qartë një abuzim i një të drejte që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e drejtë iu dha partisë së parë për të propozuar kandidaten për kryeparlamentare. Ne e kemi konceptuar e kemi pranuar këtë të drejtë, por nuk mund të pranojmë abuzimin që po e bën VV-ja. Po bëhet qëllimshëm moskonstituimi i Kuvendit”, u shpreh deputetja.