Kadrijaj: Vendi nuk guxon të mbetet peng i Kurtit dhe Vetëvendosjes

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka folur pas dështimit të 46-të të seancës konstituive. Ajo në foltore tha se tani po dihet kush me kënd është. Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është e angazhuar për bojkot të konstituimit të Kuvendit. “Shpresojmë që në aktgjykimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese të sqarohet ky pozicion. Nuk guxon që…

Lajme

13/07/2025 11:52

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka folur pas dështimit të 46-të të seancës konstituive.

Ajo në foltore tha se tani po dihet kush me kënd është.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është e angazhuar për bojkot të konstituimit të Kuvendit.

“Shpresojmë që në aktgjykimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese të sqarohet ky pozicion. Nuk guxon që vendi të mbetet peng i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo.