​Kadrijaj tregon cila është “shakaja e pakripë e Kurtit”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se Aleanca ka kaluar pragun zgjedhor fal Nismës Socialdemokrate, duke thënë se këto janë shaka të pakripë të tij. Kadrijaj është pyetur nëse i vije keq që marrin paga dhe tash e njëzetë herë nuk është zgjedhur…

Lajme

23/05/2025 12:27

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se Aleanca ka kaluar pragun zgjedhor fal Nismës Socialdemokrate, duke thënë se këto janë shaka të pakripë të tij.

Kadrijaj është pyetur nëse i vije keq që marrin paga dhe tash e njëzetë herë nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit. Ajo ka thënë se për këtë duhet pyetur Kurti, i cili po vjen me strategji në Kuvendin e Kosovës.

“Qytetarët duhet ta dinë dhe ta kenë të qartë se kjo bllokadë e institucioneve është atje. Unë nuk punojë, pyetni në administratë ndoshta i ndalin pagat, kam punuar edhe pa pagë, nuk e kam problem këtë”, tha ai.

E lidhur me deklaratat e Kurtit se Aleanca ka kaluar pragun zgjedhor fal Nismës Socialdemokrate, Kadrijaj ka thënë se këto janë shaka të pakripë.

“Ato janë shaka të pakripë të Kurtit. Kurti duhet të merret me çështje që i duhet por jo me çështjen Nisma Aleanca, sepse nuk është momenti të merret me parti tjerë por të merret me punët që i takojnë dhe me konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm.