Kadrijaj: Thanë me dal jashtë se ka alarm – ne s’kemi Qeveri si këta me shku, ne duhet tash me dal nëpër lokale

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ka komentuar situatën e para pak minutave në Kuvendin e Kosovës ku u tha se ka alarm për bombë. Kadrijaj tha se atyre u është thënë te dalin jashtë dhe e kanë respektuar vendimin. “Thanë me dal jashtë se ka alarm dhe e respektojmë këtë vendim. Ne s’kemi Qeveri…

Lajme

05/07/2025 11:21

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ka komentuar situatën e para pak minutave në Kuvendin e Kosovës ku u tha se ka alarm për bombë.

Kadrijaj tha se atyre u është thënë te dalin jashtë dhe e kanë respektuar vendimin.

“Thanë me dal jashtë se ka alarm dhe e respektojmë këtë vendim. Ne s’kemi Qeveri si këta me shku ne duhet tash me dal nëpër lokale. Këta e kanë uzurpu edhe Kuvendin edhe Qeverinë. Skom informacion nga kush e cka ka mujt me qenë, por ju e dini se në këto momente do të duhej të fillonte seanca. Ne ishin gati për në seancë e morëm një telefonatë dhe e pam në media se po qarkullon. Skemi pas info as nga kuvendi as asgjë, ishim në zyre.”, tha Kadrijaj.