Kadrijaj për Dimal Bashën: Ky ishte më i miri i Lëvizjes Vetëvendosje
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Dimal Basha ishte më i miri i Vetëvendosjes për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Ajo tha se deputetë nga partia e saj e mbajtën fjalën për të votuar një kandidat që s’ka qenë pjesë e qeverisë, ndërsa tha se Kuvendin e mbajti të bllokuar Vetëvendosje dhe kreu i saj.…

Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Dimal Basha ishte më i miri i Vetëvendosjes për t’u zgjedhur kryeparlamentar.
Ajo tha se deputetë nga partia e saj e mbajtën fjalën për të votuar një kandidat që s’ka qenë pjesë e qeverisë, ndërsa tha se Kuvendin e mbajti të bllokuar Vetëvendosje dhe kreu i saj.
“Shumë deputetë kanë thënë që nëse propozohet një deputet që s’ka qenë pjesë e Qeverisë, ne do të votojmë. Ne Aleanca e kemi lënë në vullnetin e lirë si do të votojnë. E keni parë që s’votuam njëjtë të gjithë, megjithatë kryeparlamentari i mori votat. Ishte zgjedhja e Lëvizjes Vetëvendosje. Deri tani kanë akuzuar partitë ish-opozitare se po e bllokojnë Kuvendin, ndërsa sot po shihet se kush ka qenë pengues në konstituimin e Kuvendit”.