Kadrijaj: Nuk pranuam komision të ri

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kardijaj, tha se kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari kërkoi nga partitë politike të formohet një Komision i ri për verifikimin e mandateve. Këtë iniciativë, Kadriaj tha se refuzuan PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja. Sipas saj, Komisioni i konsoliduar më 15 prill, e ka kryer punën…

Lajme

17/04/2025 12:52

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kardijaj, tha se kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari kërkoi nga partitë politike të formohet një Komision i ri për verifikimin e mandateve.

Këtë iniciativë, Kadriaj tha se refuzuan PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja. Sipas saj, Komisioni i konsoliduar më 15 prill, e ka kryer punën e tij dhe raporti në parim konsiderohet i kaluar dhe do të duhej të hidhej në votim në seancën e sotme.