Kadrijaj: Ne kemi kërkuar të krijohet koncensus, partia në pushtet nuk ka pranuar asnjë ofertë nga ne si parti opozitare

Deputetja e AAK-së ka marrë pjesë sot në takimin mes liderëve të partive politike. Ajo ka thënë se ata kanë kërkuar një koncensus dhe ndonëse kanë ofruar oferta, partia në pushtet nuk e ka pranuar asnjë nga partitë opozitare. “Është e quditshme se aty ku iu konvenon dhe iu ka konvenuar LVV-së, me një aktgjykim…

Lajme

28/06/2025 19:14

Deputetja e AAK-së ka marrë pjesë sot në takimin mes liderëve të partive politike.

Ajo ka thënë se ata kanë kërkuar një koncensus dhe ndonëse kanë ofruar oferta, partia në pushtet nuk e ka pranuar asnjë nga partitë opozitare.

“Është e quditshme se aty ku iu konvenon dhe iu ka konvenuar LVV-së, me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 që i jepet e drejta për kandidim të kandidatit të partisë që ka më së shumti deputet, po iu konvenon dhe po e shfrytësojnë të drejtën e tyre për këtë kandidat. Me këtë intërpretimin tjetër janë mundu me shtrembëru plot pika të këtij aktgjykimi dhe mos me pranu asgjë. Edhe periudhën kohore prej 1 muaj që duhet të konstituohet Kuvendi Kosovës, edhe këtë votimin e fshehtë, ajo që kam insistuar partia jonë ka qenë ajo që e ka dërguar lëndën në Gjykatë Kushtetuese, edhe ajo ka pas material sepse nëse nuk kishin nuk do e kishin pranuar fare si lëndë.“, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka thënë se ata kanë kërkuar që nesër të mos vazhdohet me procedurat e njëjta në seancën konstituive të Kuvendit.

“Ne kemi kërkuar që nesër të mos vazhdojmë me procedurat e njëjta, sepse nëse nesër vazhdohet me procedurat e njëjta, ata po e shkelin Kushtetutën. Ne kemi kërkuar që të mos vazhdohet me votimin e komisionit sepse nuk ka komision dhe të kthehet në votim të hapur dhe pastja është e drejta e tyre të propozojnë dhe të sigurojnë shumicën“, ka shtuar Kadrija./Lajmi.net/