Kadrijaj e konfirmon se është përjashtuar Adem Hoxha nga grupi parlamentar, tregon arsyet

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka treguar arsyet për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të deputetit nga komuniteti goran, Adem Hoxha. Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit edhe në përpjekjen e sotme, deputetja Kadrijaj tha se Hoxha nuk ka qenë pjesë e grupit të tyre parlamentar, mirëpo vetëm është afruar me ta,…

Lajme

28/08/2025 12:51

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka treguar arsyet për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të deputetit nga komuniteti goran, Adem Hoxha.

Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit edhe në përpjekjen e sotme, deputetja Kadrijaj tha se Hoxha nuk ka qenë pjesë e grupit të tyre parlamentar, mirëpo vetëm është afruar me ta, pasi grupet parlamentare formohen vetëm pas konstituimit të Kuvendit.

“Ne kemi pasur qëndrim të votojmë kundër, kurse Adem Hoxha ka votuar për. Në fakt ne nuk jemi krijuar ende si grup parlamentar, pasi ato krijohen pas konstituimit të Kuvendit, ai është afruar te ne. Mirëpo ne i kemi bërë të qartë se nuk mund të jetë pjesë e jona nëse nuk voton sipas qëndrimeve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, tha ai.