Kadrijaj e AAK-së thotë se VV nuk deshi bashkëpunim: Po e interpretojnë sipas dëshirës vendimin e Kushtetueses

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës ka rëndësi interpretimi. Ajo tha se po sheh sesi Lëvizja Vetëvendosje po e interpreton aktgjykimit sipas dëshirës. Tutje, ka thënë se partia në pushtet njihet si mosrespektuese e vendimeve të kësaj…

Lajme

26/06/2025 22:50

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës ka rëndësi interpretimi.

Ajo tha se po sheh sesi Lëvizja Vetëvendosje po e interpreton aktgjykimit sipas dëshirës.

Tutje, ka thënë se partia në pushtet njihet si mosrespektuese e vendimeve të kësaj gjykate.

Thotë se LVV nuk ka dashur bashkëpunim për konstituimin e Kuvendit.

“Problemi është se si do ta interpretojmë në rast, sepse partia në pushtet po e shoh nga kabineti qeveritar i Albin Kurtit po i interpetojnë sipas dëshirave të veta. LVV nuk është parti se i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese këtë e shohim në praktikë”, tha ajo në T7.

“Ne si AAK jemi munduar t’i japim zgjidhje kësaj çështjeje, nuk e kemi përdorur si kauzë politike. Megjithatë, është caktuar një afat kohor deri kur duhet të konsituohet Kuvendi”, ka thënë ajo.