Kadrijaj-Bahtirit: Kurbanin preje bashkë me Albin Kurtin ndoshta mundeni me i siguru votat me kalu Albulena Haxhiu si kryeparlamentare

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është deklaruar sot para mediave në lidhje me dështimet e vazhdueshme të seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka thënë se kjo që po ndodh nuk është e drejtë dhe se bllokimi i Kuvendit po bjen nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje. “Është…

Lajme

05/06/2025 11:24

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është deklaruar sot para mediave në lidhje me dështimet e vazhdueshme të seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se kjo që po ndodh nuk është e drejtë dhe se bllokimi i Kuvendit po bjen nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

“Është dashur të siguroj shumicën e thjeshtë dhe të konstituohet Kuvendi e jo vendi të kaloj sa muaj e të mos ketë konstituim të Kuvendit. Njëkohësisht po ndodhin shumë ngjarje, gjendja e rëndë ekonomike, shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe nuk po mundemi me e mbikëqyr punën e Qeverisë por po e shihni si ka lulëzuar korrupsioni dhe ne nuk e kemi mundësinë e kontrollimit të dikastereve të Ministrisë të cilët padrejtësisht po e mbajnë, sepse Kurti dhe ish-kabineti qeveritar paradite janë deputetë e pasdite kthehen në zyrët e tyre në Qeveri”, ka thënë Kadrijaj. \

Ajo ka komentuar edhe kërkesën e deputetit të VV-së, Agim Bahtirit që opozita të prej një kurban që të gjendet një marrëveshje.

“Kërkesat e qytetarëve për zhbllokim të situatës janë të arsyeshme ndërsa për kërkesën e Bahtirit është mirë që atë kurban ta prej bashkë me Albin Kurtin dhe ndoshta munden me i siguru votat për me kalu Albulena Haxhiu si kryeparlamentare”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka thënë se po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nga e cila ka kërkuar që të caktojnë një afat kohor që deri kur mund partia e parë të propozoj kandidaten e tyre për kryeparlamentare.

“Po e presim vendimin e Kushtetueses, kur e kemi dorëzuar kemi menduar ta trajtojnë me prioritet dhe duke parë rrethanat, unë po mendoj që Kushtetuesja duhet me qenë shumë e vëmendshme dhe me i dhënë zgjidhje. Ndoshta është mirë me e përcaktu afatin kohor sa ka të drejtë LVV me e shfrytëzu këtë afat kohor për propozimin e kandidates për kryeparlamentare dhe jo në pafundësi ta ketë të drejtën për kandidim të të njëjtës kandidatë”, ka shtuar Kadrijaj. /Lajmi.net/