Kadrijaj: AAK ka votuar kundër kandidatëve të Listës Serbe, VV t’i sigurojë votat dhe të sqarohet për shkeljet

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia e saj nuk do të votojë për kandidatët e propozuar nga Lista Serbe. Ajo theksoi se AAK-ja ka mbajtur qëndrimin e saj dhe ka votuar kundër, raporton lajmi.net “Nuk do të votojmë e patë qëndrimin tonë. Për kandidatet e Listës Serbe…

Lajme

28/08/2025 12:35

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia e saj nuk do të votojë për kandidatët e propozuar nga Lista Serbe.

Ajo theksoi se AAK-ja ka mbajtur qëndrimin e saj dhe ka votuar kundër, raporton lajmi.net

“Nuk do të votojmë e patë qëndrimin tonë. Për kandidatet e Listës Serbe kemi votuar kundër. U bë një shkelje, le t’i siguron votat LVV, le t’i gjej ata votat le të sqarohen se a u bë një shkelje kushtetuese”, tha Kadrijaj./Lajmi.net/