Kadri Veseli rizgjidhet kryetar i PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur zgjedhjet për kryetar.

Lajme

16/06/2019 11:01

Pa kundërkandidat dhe pa asnjë votë kundër, Kadri Veseli, është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë sot në Konventën e nëntë zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.

Në fjalën e tij pas rizgjedhjes si kryetar, Veseli ka kërkuar nga delegatët që të kërkojnë lidership dhe vizion dhe brenda PDK-së të mos ketë dilema dhe paqartësi.

“Delegatë natyrisht se ky është moment ndjenje dhe krenarie jo vetëm për mua por për të gjithë PDK-në. Delegat të nderuar ju sot më keni bërë një nder dhe unë e di, menjëherë kërkoni përgjegjësi prej meje, lidership kërkoni vizion, kërkoni që në PDK mos te ketë dilema mos të ketë paqartësi, te ketë orientim të qartë për vendin, për partin, për kombin, që të ecim përpara. Të gjithë e dimë, secili prej neve se si kemi ardhur deri këtu. Dhe ne nuk duhet të lejomë që të ketë dilema, sot dy dekada mbrapa”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/