Kadri Veseli rikthen flamurin e Kosovës në Gorë /FOTO

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka rikthyer simbolet e Kosovës dhe autoritetin e shtetit kosovar në rajonin e Gorës pas punës disa mujore me përfaqësuesit politik të komunitetit të Gorës.

Lajme

08/05/2018 17:39

Në ditën e komunitetit të Gorës, kreu i Kuvendit dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli është pritur nga qindra qytetarë të këtij komuniteti të cilët mbanin edhe simbolet e Republikës së Kosovës.

Vlen të theksohet se në festat e viteve të kaluara të këtij komuniteti në Gorë kanë marrë pjesë zyrtarë të shtetit serb të cilët që nga paslufta i kanë manipuluar këtë komunitet nëpërmjet ndihmave financiare që u kanë dhënë.

Para disa muajsh ka qenë pikërisht kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i cili pas shumë diskutimeve ka arritur që ta bind deputetin goran Adem Hodza që të votoj ndaras nga Lista Serbe demarkacionin Kosovë-Mali i Zi që arriti të sigurojen 80 votat e nevojshme.

Prej atij vendimi, deputeti Hodza nuk është më pjesë e Listës Serbe dhe ka vendosur që komunitetin që përfaqëson ta orientoj drejt integrimit të plotë në shtetin e Kosovës. /Lajmi.net/

32149124_10216978442271219_7166713314938978304_n 31961682_10216978442471224_8926697879553179648_n 32081315_10216978442711230_3550108667091091456_n details-illuminati-member-reveals-exactly-what-illuminat-is 32149124_10216978442271219_7166713314938978304_n 31961682_10216978442471224_8926697879553179648_n 32081315_10216978442711230_3550108667091091456_n 32073983_10216978443151241_909447548127674368_n 32186880_10216978443231243_2587447552202768384_n