Kadri Veseli publikohet në fotografi, Duncan thotë se nuk ia di emrin: Ishte një nga njerëzit me funksione të larta policore

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po vazhdon të dëshmoj edhe sot para Dhomave të Specializuara të Hagës. Gjatë dëshmisë së tij të sotme, prokurori i ka treguar Duncan-it një fotografi nga viti 1999 dhe e ka pyetur nëse e njeh personin në qendër të imazhit, e që në fotografi ishte Kadri Veseli. Duncan…

Lajme

23/09/2025 10:37

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po vazhdon të dëshmoj edhe sot para Dhomave të Specializuara të Hagës.

Gjatë dëshmisë së tij të sotme, prokurori i ka treguar Duncan-it një fotografi nga viti 1999 dhe e ka pyetur nëse e njeh personin në qendër të imazhit, e që në fotografi ishte Kadri Veseli.

Duncan ka thënë se nuk e di emrin, por e di se kush është.

“Nuk e di emrin e tij, por e di kush është. Siç kujtoj unë, është një nga njerëzit me funksione të larta në funksionimin policor dhe të zbulimit.

Kur është pyetur si e di këtë, Duncan është përgjigjur se nuk mund ta tregojë.

Ndërkohë i pyetur nëse ka arsye për ta kundërshtuar nëse është Kadri Veseli në fotografi, ish-diplomati britanik tha se nuk ka arsye.