Kadri Veseli: Çdo fillim është i vështirë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mbetet optimist për të ardhmen e përfaqësueses së Kosovës në futboll, përkundër humbjes së dytë të pësuar në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Lajme

09/10/2016 19:47

“Çdo fillim është i vështirë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Por djemtë tanë kanë talentin dhe vullnetin për të ecur përpara. Ti mbështesim ata”, ka theksuar Veseli.

Kosova u mund sot 3-0 nga Ukraina në Poloni.