Kadri Rahimaj sërish kandidat i VV-së për kryetar të Kamenicës
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar zyrtarisht se kandidat për kryetar të Kamenicës do të jetë sërish, Kadri Rahimaj. “Me Kryetarin Kadri Rahimaj për fitoren e radhës në Dardanë, për mandatin e dytë”, shkruan VV në Facebook. Rahimaj do të kandidojë në zgjedhjet lokale sërish për kryetar të Kamenicës. Postimi i plotë nga VV: Qeverisjes së mirë…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar zyrtarisht se kandidat për kryetar të Kamenicës do të jetë sërish, Kadri Rahimaj.
“Me Kryetarin Kadri Rahimaj për fitoren e radhës në Dardanë, për mandatin e dytë”, shkruan VV në Facebook.
Rahimaj do të kandidojë në zgjedhjet lokale sërish për kryetar të Kamenicës.
Postimi i plotë nga VV:
Qeverisjes së mirë ia zgjatim dorën e ia japim mbështetjen e parezervë!
Me Kryetarin Kadri Rahimaj për fitoren e rradhës në Dardanë, për mandatin e dytë.
Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë në krye me kryetarin e qendrës, deputetin Mavriqi, në takimin e sotëm me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, sekretarit organizativ Rama dhe koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba, me unitet të plotë e me bindje të palëkundur konfirmuan mbështetjen dhe njëherazi vendosën për nominimin e kryetarit Kadri Rahimaj për mandatin e dytë, për të vazhduar mirëqeverisjen për qytetarët e komunës së Dardanës.
Investimet e qeverisjes lokale të udhëhequr nga kryetari Rahimaj janë cep më cep Dardanës, gjithandej lagjeve e fshatrave të saj, në të gjitha drejtimet, si në arsim me ndërtimin e dy çerdheve të reja e në kujdesin për shëndetin e nxënësëve si dhe të ushqyerit e tyre shëndetshëm, në sport ku ka filluar ndërtimi i stadiumit të parë të atletikës që do ta ketë vendi ynë dhe ndërtimi i stadiumit të Kikës, investimet në infrastrukturë rrugore me ç’rast po vazbdon asfaltimi i rrugëve në fshatra e në lagje në njërën anë e në anën tjetër po asfaltohet brezi kufitar 50.4 km që do ritë edhe sigurinë e do e zhvilloj edhe turizmin, investimet në sigurimin e ujit të pijshëm me ç’rast janë kyqur 6 fshatra në rrjet të ujësjellësit e po ndërtohet edhe ujësjellësi në Karaqevë.
Këto e shumë punë të tjera nën qeverisjen e shkëlqyeshme të kryetarit Rahimaj dhe ekipës së tij dhe mbështetja e nivelit qendror janë tregues të qartë që Dardanës i duhet Lëvizja sepse i duhet vizioni i saj që për bazë ka qytetarin dhe taksat e tyre i kthen në investime për mirëqenie e për zhvillim.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Dardanë e kudo në Kosovë me strukturat e saj organizative ka filluar punën pandalshëm për fitoret tona në komuna, që i duhen Republikës e u duhen qytetarëve, i duhen fshatrave e lagjeve të qyteteve, gjjthandej vendit. Është dëshmuar që modeli qeverisës lokal i udhëhequr nga LVV, sikurse në rastin e komunës së Dardanës, është më i duhuri. Prandaj, vazhdojmë fuqishëm përpara.
Urime nominimin dhe urime për fitoren e madhe në Dardanë, kryetar Rahimaj dhe të gjithë qytetarëve të Dardanës!