Kadetët e FSK-së për herë të parë pjesë e garës “Sandhurst Military Skills Competition” në SHBA
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se kadetët e Qendrës për Studime Universitare morën pjesë për herë të parë në garën prestigjioze ndërkombëtare “Sandhurst Military Skills Competition” në West Point të SHBA-së. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky ishte një moment i veçantë për të treguar aftësitë e tyre ushtarake, për…

Lajme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se kadetët e Qendrës për Studime Universitare morën pjesë për herë të parë në garën prestigjioze ndërkombëtare “Sandhurst Military Skills Competition” në West Point të SHBA-së.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky ishte një moment i veçantë për të treguar aftësitë e tyre ushtarake, për të përballuar sfida të vërteta dhe për të punuar si një ekip i bashkuar.
“Gjatë kësaj eksperience të jashtëzakonshme, kadetët tanë u përballën me skenarë të ndryshëm që kërkonin vendosmëri, shkathtësi dhe vendime të shpejta. Ata patën gjithashtu mundësinë të mësojnë nga kolegët e tyre ndërkombëtarë dhe të krijojnë lidhje të reja me pjesëmarrës nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim.
FSK-ja shton se “Sandhurst” është shumë më tepër se një garë – është një platformë për bashkëpunim, për ndarjen e vlerave dhe për forcimin e miqësive mes akademive ushtarake.
FSK-ja thekson se pjesëmarrja në këtë aktivitet është një hap i madh përpara dhe një motivim i fortë për sfidat e ardhshme.