Kader Kicaj ‘ndez’ Instagramin, vëmendje tërheq pëlqimi i këngëtarit Gjesti

Modelja dhe influencerja e njohur kosovare, Kader Kicaj, po mahnit rrjetin me pamjen e saj joshëse dhe stilin e veçantë. Në çdo paraqitje, ajo reflekton pozitivitet dhe elegancë, duke tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve në rrjetet sociale. Së fundmi, një detaj i vogël, por i vërejtshëm, ka ngjallur kureshtje në publik. Këngëtari i njohur Gjesti…

ShowBiz

12/06/2025 18:18

Modelja dhe influencerja e njohur kosovare, Kader Kicaj, po mahnit rrjetin me pamjen e saj joshëse dhe stilin e veçantë. Në çdo paraqitje, ajo reflekton pozitivitet dhe elegancë, duke tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve në rrjetet sociale.

Së fundmi, një detaj i vogël, por i vërejtshëm, ka ngjallur kureshtje në publik. Këngëtari i njohur Gjesti ka pëlqyer një nga postimet më të fundit të modeles, duke nxitur spekulime për një interes të mundshëm mes tyre.

Pëlqimi i tij nuk ka kaluar pa u vërejtur nga ndjekësit, të cilët menjëherë e kanë komentuar Kaderin si “femra ideale për të”, duke lënë të hapur diskutimet për një lidhje të mundshme mes dy figurave publike.