Kadaj-Bujupi tregon arsyet pse hodhi gazin lotsjellës

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi e ka pranuar se ka hedhur sot gazin lotsjellës, duke thënë se pozita “nuk i ka lënë rrugë tjetër”.

Lajme

15/10/2015 12:08

“E di qe kjo qe keni parë sot nuk është shfaqja më e mirë”.

“Unë po, kam hedhur gaz lotsjellës”.

“Kam hedhur sepse nuk na kanë lënë rrugë tjetër”.

“Qeveria është përgjegjëse për të gjetur zgjidhje. Ne ju kemi tregu se si bëhet zgjidhja. S’ka kuptim te vazhdohet me seanca, pa ju dhënë zgjidhje marrëveshjeve”, deklaron Kadaj-Bujupi./lajmi.net