Kadaj-Bujupi: Shpërfilljes së Qeverisë i ka ardhur fundi
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se veprimet e shumicës parlamentare po i shkaktojnë dëme qytetarëve me injorimin dhe arrogancën që po iu bëjnë atyre.
Lajme
Në emisionin Interaktiv të KTV-së, ajo deklaroi se organet e rendit duhet ta shpjegojnë mosndërhyrjen ndaj protestuesve arrogantë që thyen xhamat e Qeverisë. Ndërsa, interesimin e sotshëm të Jabllanoviqit për Trepçën në Qeveri e konsideroi fyerje të radhës nga ai.
“Ne presim që protesta të jetë e qetë dhe civilizuese, mirëpo konsiderojmë se mjaft është mjaft, sepse shpërfilljes së qeverisë i ka ardhë fundi”, u shpreh ajo lihdur me protestën e re të paralajmëruar të martën.
“Të gjithë jemi dëshmitarë që dhuna ka filluar pas përfundimit të protestës. Ka disa pikëpyetje pse dhuna s’është ndalur nga organet e rendit. Mendoj se ato duhet të flasin dhe shpjegojnë çfarë ka ndodhur”.
“Sot Jabllanoviq nuk u shkarkua, por kërkonte sqarime për Trepçën, gjë që ishte një fyerje e radhës. Qytetarët me të drejtë po kërkojnë që ligji për Trepçën të kthehet në Kuvend”, ka thënë Kadaj-Bujupi.