Kadaj-Bujupi: Heqja e taksës e ka defaktorizuar kryeministrin në dialog

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se heqja e taksës e ka defaktorizuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në dialogun përballë Serbisë, duke i dhënë shumë fuqi presidentit Hashim Thaçi.

Lajme

04/03/2020 23:56

Kadaj-Bujupi ishte deputete e VV-së në kohën kur Thaci ishte zgjedhur president, ndërsa ajo bashkë me deputetët e tjerë të VV-së hodhën gaz lotsjellës në atë seancë.

“Që presidenti të mos kthehet në dialog duhet që taksa të qëndrojë. Thaçi është faktor destabilizues në Kosovë dhe për këtë ne ishim kundër që ai të zgjidhej president. Ai është figura kryesore në vend që ka investuar në idenë për shkëmbimin e territoreve”, ka thënë ajo në T7.

“Heqja e taksës e ka defaktorizuar kryeministrin në dialog”, shton ajo.