Kadaj-Bujupi: Çdo kush që i shpall luftë popullit, ndahet keq

Donika Kadja-Bujupi nga AAK ka thënë se është e papranueshme dhuna ndaj qytetarëve. Sipas saj, kryeministri Isa Mustafa, ka zgjedhur ta mbrojë Jabllanoviqin para popullit.

Lajme

27/01/2015 14:53

Shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, duke komentuar atë se çfarë është duke ndodhur në protestën e cila është duke u zhvilluar në sheshet e Prishtinës, ka thënë se është e papranueshme dhuna e policisë që është ushtruar ndaj popullit.

Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se kush do që i shpall luftë popullit do të ndahet keq.

“Është e papranueshme me i rreh qytetarët dhe me ushtru dhunë ndaj popullit, siç po bënë Qeveria”.

“Çdo kush që i shpall luftë popullit ndahet keq!”

“Isa Mustafa, ndërmjet popullit dhe Jabllanoviçit, zgjodhi këtë të dytin”, ka shkruar Kadaj- Bujupi.