Kaçe me fanellën e UÇK’së, çmenden grekët dhe serbët

Futbollisti shqiptar Ergys Kaçe ka publikuar një fotografi derisa ka të veshur një fanellë me simbolin e UÇK-së, duke çmendur opinionin grek dhe atë serb. Futbollisti i talentuar i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, anëtar i skuadrës greke PAOK, ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në rrjetet sociale pasi ka postuar një fotografi derisa mbante të…

Sport

05/09/2013 12:24

Futbollisti shqiptar Ergys Kaçe ka publikuar një fotografi derisa ka të veshur një fanellë me simbolin e UÇK-së, duke çmendur opinionin grek dhe atë serb.

Futbollisti i talentuar i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, anëtar i skuadrës greke PAOK, ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në rrjetet sociale pasi ka postuar një fotografi derisa mbante të veshur një bluzë me simbolin e Ushtrisë Çlirimtate të Kosovës (UÇK).

Mendohet se ai e ka veshur bluzën në ditën kur përkujtohet Gramoz Palushi, shqiptari që vdiq në Greqi pas humbjes së helenëve në Tiranë në vitin 2004. Portali grek “Gavros.gr” shkruan se Kaçe duhet dënuar se ka fyer miqtë serbë.

Kurse, Kaçe është sqaruar në Facebook duke shkruar: “Të gjithë ata që janë pranë meje e dinë se çfarë karakteri kam… Nuk më shpreh UÇK, përndryshe nuk do ta publikoja në rrjetin social… Nuk pres nga askush të më besojë, mjafton të më besojnë njerëzit e mi… Unë e respektoj Greqinë”.

Përveç grekëve, reagime kanë ardhur edhe nga mediat serbe përfshirë portalin Kurir që ka sulmuar futbollistin për shfaqjen e fanellës me simbolin e siç e quajnë ata “Organizatës terroriste”.