Kaçanik: Të shtëna me armë zjarri mes dy veturash, një i dyshuar tenton të vetëvritet – Policia jep detaje

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Kaçanik. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, është raportuar për të shtëna me armë zjarri mes dy veturash, por pasi Policia ka dal në vendngjarje, nuk është gjetur asnjë dëshmi. Gjatë hetimeve, është hasur një veturë e braktisur e vet-aksidentuar, ku vërehej se ka vrima nga arma…

Lajme

05/02/2026 09:33

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Kaçanik.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, është raportuar për të shtëna me armë zjarri mes dy veturash, por pasi Policia ka dal në vendngjarje, nuk është gjetur asnjë dëshmi.

Gjatë hetimeve, është hasur një veturë e braktisur e vet-aksidentuar, ku vërehej se ka vrima nga arma e zjarrit.

Në lidhje me rastin, Policia ka arrestuar një femër, që ka deklaruar se i dashuri i saj ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive të panjohura dhe aksidentalisht ka plagosur veten.

I njëjti është parë mbi kulmin e shtëpisë së tij duke kërcënuar me vetëvrasje, por më pas është bindur që të zbres me ç’rast është arrestuar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, arma e zjarrit AK-47 është konfiskuar, ndërsa dëshmitarja që dyshohet se ka deklaruar rrejshëm dërgohet në mbajtje.

“Kaçanik 04.02.2026-20:15.  Është raportuar për një shkëmbim zjarri në mes të dy veturave. Në vend të ngjarjes menjëhere kanë dalur njësitet policore, por nuk është gjetur asnjë dëshmi. Pas veprimeve hetimore rreth orës 21:40 eshte hasur një veturë e braktisur e cila ishte vet-aksidentuar, ku vërehej se ka vrima dyshohet nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin është arrestuar një dëshmitare femër kosovare e cila ka deklaruar se i dashuri i saj  i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive të panjohura dhe aksidentalisht ka plagosur veten. Përderisa njësitë policore ishin në kërkim të dyshuarit ,  i njëjti ishte verejtur mbi kulmin e shtëpisë se tij dhe kërcënonte për të kryer vetëvrasje, ku menjëherë eprori policor ka negociuar me të dyshuarin dhe pas negociatave i dyshuari bindet të zbres dhe arrestohet,  e me pas me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje, ndërsa arma e zjarrit AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar. Në konsultim me prokurorin edhe deshmitarja e cila dyshohet se kishte deklaruar rrejshem dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/