Kabineti qeveritar miraton marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar në mes Kosovës dhe Kroacisë

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, në të cilën po shqyrtohen 10 pika të rendit të ditës. Në kuadër të kësaj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur shqyrtimin e Nismës për lidhjen e marrëveshjes për Transferim të Personave të Dënuar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë. Haxhiu tha se…

Lajme

08/02/2023 10:26

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, në të cilën po shqyrtohen 10 pika të rendit të ditës.

Në kuadër të kësaj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur shqyrtimin e Nismës për lidhjen e marrëveshjes për Transferim të Personave të Dënuar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë.

Haxhiu tha se marrëveshja përfshinë edhe rregullat procedurale.

Pas paraqitjes së kësaj marrëveshje, kabineti qeveritar ka votuar pro kësaj marrëveshje në kuadër të Kosovës dhe Kroacisë./Lajmi.net/