Kabineti për menaxhim të luftës, Izraeli hapa para për formimin e “qeverisë emergjente”

Izraeli është duke e formuar “qeverinë emergjente” dhe kabinetin për menaxhimin e luftës. Kështu ka njoftuar të mërkurën kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Benny Gantz. “Gantz, ish-ministër i Mbrojtjes, do t’i bashkohet Netanyahut dhe ministrit aktual të mbrojtjes, Yoav Gallant për kabinetin e menaxhimit të luftës”, thuhet në…

Bota

11/10/2023 17:43

Izraeli është duke e formuar “qeverinë emergjente” dhe kabinetin për menaxhimin e luftës.

Kështu ka njoftuar të mërkurën kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Benny Gantz.

“Gantz, ish-ministër i Mbrojtjes, do t’i bashkohet Netanyahut dhe ministrit aktual të mbrojtjes, Yoav Gallant për kabinetin e menaxhimit të luftës”, thuhet në deklaratën e përbashkët Netanyahu-Gantz.

“Qeveria nuk do të miratojë asnjë ligj apo vendim që nuk ka të bëjë me zhvillimin e luftës”, thuhet tutje në njoftim.

Që nga e dita e shtunë, Izraeli ka raportuar mbi 1200 persona të vdekur.