Kabashi: Ka ende kohë për zgjedhjen e presidentit, vendimtare mbetet vullneti politik

Ditar Kabashi, ligjërues i së drejtës kushtetuese, ka folur rreth situatës politike në vend. Ai është shprehur se 24 orë është afat shumë i gjatë për politikën, derisa vendit i kanë mbetur edhe tetë ditë për ta zgjidhur presidentin e ri. “Meqë e kemi edhe një javë kohë për zgjedhjen e presidentit, nëse ekziston vullneti…

Lajme

20/04/2026 18:20

Ditar Kabashi, ligjërues i së drejtës kushtetuese, ka folur rreth situatës politike në vend.

Ai është shprehur se 24 orë është afat shumë i gjatë për politikën, derisa vendit i kanë mbetur edhe tetë ditë për ta zgjidhur presidentin e ri.

“Meqë e kemi edhe një javë kohë për zgjedhjen e presidentit, nëse ekziston vullneti politik, nuk ka asnjë arsye që prej sot ne të konstatojmë se nuk ka gjasa të zgjidhet presidenti brenda këtij afati të cilin e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj të datës 25 mars”.

Sipas Kabashit, subjektet politike duhet të mblidhen dhe nuk duhet të konsiderohet se gjithçka ka marrë fund sa i përket mundësisë për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje.

“Përderisa ka rrugë juridike për zgjidhjen e kësaj, nevojitet vetëm edhe një vullnet politik dhe gjithçka rregullohet”, është shprehur ai në Dukagjin.