Ka veshur pantallonat mbrapsht? Kjo foto e Trump po bën xhiron e rrjetit

Por, duket se asgjë nuk është e vërtetë, pasi mikesha e Melania-s ka treguar së fundmi të kundërtën.

Fun

08/06/2021 14:57

Donald Trump është kthyer në kryefjalën e rrjetit pasi së fundmi në një fjalim të mbajtur në Karolinën e Veriut u paraqit me një veshje që u komentua pafund.

Dilema që futi në mendime këdo ishte nëse ish-presidenti i SHBA mbante të veshur pantollonat mbrapsht, apo modeli i tyre mund të jetë i tillë.

Ndërkohë gjatë këtij fjalimi, Trump tha se Kina duhet t’i paguaj dëmshpërblim botës për krijimin e Covid-19 në laborator. Për të disatën herë, ai përsëriti se i ka fituar zgjedhjet e nëntorit të mbajtura vitin e kaluar, por që sipas tij kishte vjedhje të votave.

Përsa i përket jetës së tij personale, prej kohësh është përfolur se ka pasur probleme në martesën me Melania Trump.
Kohë më parë aludohej se e vetmja arsye që ajo nuk kishte kërkuar divorcin ishte në mënyrë që të mos ndikonte negativisht gjatë zgjedhjeve për president.

Por, duket se asgjë nuk është e vërtetë, pasi mikesha e Melania-s ka treguar së fundmi të kundërtën.

“Isha në makinë me të dhe po vinim nga New York-u. Donald ishte në një ndeshje, e telefonoi dhe e pyeti për diçka. Ajo është telefonata e parë e tij. Ai do aprovimin e saj për çdo gjë. Melania i tregon atij si duhet të jetë, por nga ana tjetër edhe e vlerëson për punën që bën. Kam vënë re se ata shihen me njëri-tjetrin me pasion. Ndryshe nga sa thuhet në media, ata kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin. Diskutojnë hapur për çdo gjë. Unë nuk i kam dëgjuar një herë të zihen”-tregoi Stephanie Winston në” Hollywood Life Podcas. /Lajmi.net/