“Ka tentuar të më…”, Luana Vjollca në pjesën e dytë të “Thuaje” zbulon rastet e frikshme të përndjekjes që i kanë shkaktuar traumë në jetën e saj

ShowBiz

19/05/2022 20:46

Emocionale si kurrë më parë, e zhveshur nga çdo kompleks, ylli shqiptar po i drejtohet publikut me mesazhe të forta duke ndarë pjesë nga historitë e saj, histori jo të bukura por që kanë lënë gjurmë në jetën e saj dhe e kanë bërë të jetë kjo që është sot.

Pas temës së bullizmit që shkaktoi shumë bujë, pjesa e dytë flet për traumën.

Luana ka ndarë me publikun rastet e përndjekjes nga ata që ajo nuk deshi t’i quante fansa, duke zbuluar se ka qenë e përndjekur nga 5 persona.

E emocionuar dhe me fjalë që i dilnin nga shpirti ajo zbuloi njërin nga rastet më të vështira kur personi tentoi ta kapte me zor por arriti të shpëtojë.

Që nga ajo kohë ajo tha se nuk ka lëvizur asnjëherë pa mbrojtje pasi kjo ngjarje i ka shkaktuar frikë dhe traumë të madhe.

Mes tjerash ajo zbuloi që kjo frikë e ka lënë me ditë në shtrat e me lot, por është zgjuar për të vazhduar tutje.

Duke folur për rastin e saj ajo u ndal tek dhuna psikologjike dhe fizike që përjetojnë femrat dhe mesazhi i saj ishte i qartë: Ngrihuni dhe mos u dorëzoni dhe mos falni, një njeri që abuzon njëherë, ngelet abuzues gjithmonë.

Këtij rrëfimi do t’i pasojë edhe kënga tjetër me titullin “Trauma” ku trajtohet tema e dhunës fizike dhe asaj psikologjike që përjetojnë femrat.   /Lajmi.net/

YouTube player