Ka stërvitur me Joshuan dhe Furyn, boksieri Agron Smakiçi të shtunën lufton për kampion europian | “Synoj fitore, jam gati…”
Boksieri shqiptar, Agron Smakiçi që mbron ngjyrat e shtetit të Kroacisë, të shtunën lufton për titullin europian në Bochum të Gjermanisë. Në një intervistë për Lajmi.net, Smakiçi tregoi se është përgatitur më së miri për këtë luftë. “Jam përgatitur shumë mirë, asnjëherë nuk kam qenë në formën më të mirë se tani. Synimi im është…
Sport
Boksieri shqiptar, Agron Smakiçi që mbron ngjyrat e shtetit të Kroacisë, të shtunën lufton për titullin europian në Bochum të Gjermanisë.
Në një intervistë për Lajmi.net, Smakiçi tregoi se është përgatitur më së miri për këtë luftë.
“Jam përgatitur shumë mirë, asnjëherë nuk kam qenë në formën më të mirë se tani. Synimi im është fitorja ndaj Agit Kabayel”, ka thënë boksieri shqiptar për Lajmi.net
32-vjeçari ka një karrierë fantastike në sportin e boksit. Shpeshherë ai ka bërë sparing me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua dhe kampionin aktual të botës, Tyson Fury. Për këtë eksperincë, Smakiçi thotë se ka parë vetën në një nivel shumë të lartë duke u stërvitur me ta.
“Sparingu me Anthony Joshua dhe kampionin e botës, Tyson Fury më ka ndihmuar shumë, sepse në njëfar mënyre e kam parë që jam në një nivel me ta dhe mund të bëhem një ditë kampion botëror”, vazhdoi tutje boksieri shqiptar
View this post on Instagram
Të shutnën ai rrahet me Agit Kabayel, boksierin 30-vjeçar nga Gjermania – që gjatë karrierës së tij ka 22 lufta, të gjitha fitore (14 prej tyre me nokaut). Çfarë pret nga ky meç dhe cila është e ardhmja e Smakiçt?
“E ardhmja, të shtunën kismet me u ba kampion europian dhe pastaj sigurisht që vjen ai botëror”, përfundoi Smakiçi për Lajmi.net
Agron Smakiçi gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 20 meçe, ka shënuar 19 fitore (17 prej tyre me nokaut) dhe ka një humbje me K.O. Meçi i tij i fundit ishte me boksierin, Fernando Rodrigo Somoes në Gjermani, ku e mposhti me nokaut./Lajmi.net/