“Ka qenë i komanduar nga Ramush Haradinaj” – E konfirmon Daçiq se i janë caktuar 48 orë paraburgim veteranit të UÇK-së, Mit’hat Lozhani

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, ka dhënë një version për arrestimin dhe ndalimin e Mit’hat Lozhani, i cili sipas OVL UÇK u ndalua atje veç pse iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së. Daçiq ka deklaruar se autoritetet serbe “në Kalimin Kufitar të Batrovcit, arrestuan M.L. (1980) nga Peja, për…

Lajme

05/02/2026 23:09

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, ka dhënë një version për arrestimin dhe ndalimin e Mit’hat Lozhani, i cili sipas OVL UÇK u ndalua atje veç pse iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.

Daçiq ka deklaruar se autoritetet serbe “në Kalimin Kufitar të Batrovcit, arrestuan M.L. (1980) nga Peja, për shkak të dyshimit te bazuar se ai ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile”, sipas versionit të ministrit serb.

“I dyshuari është urdhëruar të mbahet në paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në Zyrën e Prokurorit Publik për Krime Lufte me një kallëzim penal”, tha Daçiq.

Bashkë me konfirmimin e Daçiq për arrestimit Lozhanit, MPB’ja serbe ka publikuar edhe disa fotografi si “prova” kundër Lozhanit.

Njoftimi i plotë i MPB-së serbe, të përkthyer në Gjuhën Shqipe: 

Zv/kryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ka deklaruar se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminalistike, Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Agjencinë për Informacion dhe Siguri (BIA), kanë arrestuar një person në Pikën Kufitare Batrovci për veprën penale të krimit të luftës kundër popullsisë civile.

“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminalistike, Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Agjencinë për Informacion dhe Siguri, në Pikën Kufitare Batrovci, kanë arrestuar M.L. (1980) nga Peja, për shkak të ekzistencës së dyshimeve se ka kryer veprën penale të krimit të luftës kundër popullsisë civile.

Ai dyshohet se gjatë viteve 1998 dhe 1999, si pjesëtar i ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Zona Operative Dukagjin, fillimisht ka kryer trajnim selektiv, dhe më pas ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe Ushtrisë së Jugosllavisë. Ai si pjesëtar i asaj grupi, i komanduar nga Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe masakrimin e oficerëve të policisë.

Personit të dyshuar i është caktuar mbajtje deri në 48 orë, pas së cilës, së bashku me kallëzimin penal, do të dorëzohet te Prokuroria për Krimet e Luftës”, tha Daçiç./lajmi.net/