Ka përfunduar hetimi për tragjedinë në Koçan
Ka përfunduar hetimi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku në klubin e natës “Puls” humbën jetën 62 personave dhe rreth 200 të tjerë u lënduan. Organi i akuzës ndonëse ka punuar me një ekip prej 13 prokurorëve, nuk ka arritur të gjen prova për vepër tjetër penale përveç asaj për “vepra të…

Lajme
Ka përfunduar hetimi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku në klubin e natës “Puls” humbën jetën 62 personave dhe rreth 200 të tjerë u lënduan.
Organi i akuzës ndonëse ka punuar me një ekip prej 13 prokurorëve, nuk ka arritur të gjen prova për vepër tjetër penale përveç asaj për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Prokuroria njoftoi se deri tani janë dëgjuar rreth 400 dëshmitarë.
Në 15 ditët e ardhshme, mbrojtja e të dyshuarve mund të dorëzojë prova të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Prokuroria, ndërsa pas kalimit të këtij afati do të ngritët akuzë.
Harku kohor i hetimit, përfshin periudhën prej vitit 2012 kur është hapur diskoteka e deri në mëngjesi ne kobshëm të 16 marsit të këtij viti, shkruan ALSAT.
Gjithsej deri më tani nën hetim për tragjedinë e Koçanit janë 59 persona fizikë dhe 3 juridikë. Shumica e të dyshuarve, po ndiqen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” për çka parashihet dënim me burg prej së paku 3 vjet, pa kufizim të lartësisë që nënkupton maksimalisht në 20 vite.
Në ndërkohë, do të vazhdojë hetimi tjetër, i cili po zhvillohet në kuadër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku 14 zyrtarë policorë nga Shtipi e Koçani, dyshohet se kanë dhënë pëlqime se kabareja e shkrumbuar “Pulse” i ka plotësuar kushtet ligjore për punë në pjesën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe të komunikacionit, edhe pse realisht nuk i ka plotësuar, transmeton KosovaPress.
Prokuroria, gjithashtu një pjesë të dyshuarve po i ndjekë edhe për veprën penale ryshfet, me të cilën parashikohet dënim me burg deri në 10 vjet. Veç kësaj, një pjesë të të dyshuarve ndiqen edhe për përdorimin e paautorizuar të mjeteve të zjarrit. Sipas dispozitave të këtij neni, dënimet për këtë vepër parashihen deri në 10 vjet burg